Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka njoftuar banorët e Kosovës se do të ketë drita natën e ndërrimit të viteve. Kryeziu duke folur për Klan ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën që do t’i japë Kosovës, duke i mundësuar energji elektrike ë natën e Vitit të Ri.
‘Ne padyshim se jemi falënderues Republikës së Shqipërisë për ndihmën e ofruar e cila është në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes dy qeverive sa i përket fushës së energjisë. Dhe ky bashkëpunim do ta mundësojë ose do të sigurojë që gjatë ndërrimit të motmoteve të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike. Kështu që atmosfera festive të mirëmbahet ashtu siç duhet. Ky është një bashkëpunim që dy qeveritë e kanë me njëra-tjetrën sa i përket shkëmbimit të energjisë elektrike apo formave të tjera të kompensimit”,- ka thënë Kryeziu.