Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse ka ndërmend të kërkojë familje për ndonjë nga skandalet që i ka plasur qeverinë që drejton në këto vite, përfshirë arrestime të ish-ministrave apo kryebashkiakëve.
Rama tha se nuk ka pse të kërkojë falje për veprime të drejtësisë, e madje ndihet krenar që ajo po vepron.
Kryeministri tha se ai ka kërkuar ndjesë për publikimin e të dhënave personale në rrjet, dhe për këtë qeveria është duke marrë të gjitha masat, me kompani të huaja, për të shtuar sigurinë që lidhet me krimet kibernetike.
“E para e punës njëherë, ato që i konsideroni arsye për tiu thënë unë ‘po është faji im’, për mua është arsye për të thënë ‘po përpjekjet tona po funksionojnë’. Pse e kemi bërë ne Reformën në Drejtësi? Unë nuk po hyj këtu në raste personale, çështja ime është që t’iu them se unë jam krenar që drejtësia po vepron, dhe po, përgjegjësia është individuale. Një person që merr një detyrë zgjidhet për njëmijë e një arsye.
Nuk është baza e të dhënave të PS-së ajo që është shpërndarë, nuk kemi ne numra kartash identiteti në regjistrin e të dhënave, nuk kemi, pikë! Pse të dal dhe të them unë më falni, se është faji im?
Më ndihmoni ju nëse më gjeni një rast, unë nuk di ndonjë vend demokratik dhe me standarde, më thoni ku ka ndodhur që për nxjerrjen e të dhënave, ti drejtohet gishti i akuzës kryetarit të qeverisë. Amerikës i dolën rrugës të dhënat më sensitive të DASH, morën dhenë, dini ju që ti jetë ngarkuar përgjegjësia kryetarit të shtetit për këtë.
Edhe Franca ka pasur rrjedhje të të dhënave, janë gjëra që përbëjnë rrezik për kohën kur jetojmë. Ne do të vazhdojmë me përsosjen e sistemeve, ndaj kemi vendosur për të ndërtuar e mbrojtjes kibernetike.
Sa kohë që ka njerëz që merren me kompjutera, në 9 Janar vjen këtu grupi amerikan që ka bërë çudira në këtë punë, jemi gjithmonë edhe të ekspozuar, unë ju kërkova ndjesë qytetarëve për këtë që ka ndodhur, dhe ajo që ne mund të bëjmë është reagimi, për të nxjerrë mësime.
Sa herë që të dëgjoni goditje nga drejtësia, duhet ta mendoni që unë ndihem mirë, aty do të kuptoni se Reforma në Drejtësi nuk është një punë pazari, por është një vullnet dhe ambicie për ti lënë Shqipërisë këtë vepër, që nuk mbaron me mbarimin e punës sime, sepse kërkon kohë”, tha Rama gjatë fjalës së tij me gazetarët.