E fundit/ U rrëzua në greminë në malet e Pukës, ndërron jetë specialisti i turizmit Ndoc Mulaj

0

Ka ndërruar jetë specialist i turizmit Ndoc Mulaj, i cili ra në greminë rreth 5 orë më parë gjatë filmimit të një reportazhi për masivin pyjor të Munellës.

Mulaj ishte i shoqëruar nga gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori Gisel Dollani dhe Dorien Malaj, të cilët po ecnin në këmbë, por fatkeqësisht ra dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në kokë.

Specialisti i turizmit u gjet pas disa orësh kërkime, por nuk ia doli të mbijetojë, ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhte inxhinieri Ilir Shyti, ndërkohë që gazetari Lela ka marrë plagë në këmbë, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu