Policia e Krujës ka vënë në pranga një 50-vjeçar për vepra të turpshme. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin Sh. P., 50 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur.