Omicron ‘bën kërdinë’, qeveria s’merr masa, rastet rriten

0

Dalja në skenë e variantit Omicron të Covid ka bërë që rastet e infektuara me koronavirus të rriten ndjeshëm në të gjithë botën. Po ashtu edhe në vendin tonë, edhe pse Ministria e Shëndetësisë nuk bën me dije se sa janë rastet me variantin që ka ngritur në këmbë vendet më të fuqishme në botë.

Sipas njoftimit të publikuar ditën e sotme MSH-ja bën më dije se nga 5,166 testime ditore, kanë rezultuar të infektuar vetëm 801 persona. Ndërkohë që po sot është bërë me dije se nga Covid kanë humbur jetën 2 persona. Gjithashtu edhe dje nga Covid kishte vetëm 3 humbje jete, por të infektuar ishin 335 qytetarë nga 2,487 testime që janë bërë.

Por a po testohet për variantin Omrcon në vend?

Duke qenë se varanti Omicron, sipas studimeve të publikuara deri më tani po përhapet me shpejtësi në çdo vend, në Shqipëri nuk dihet nëse po testohen qytetarët mbi këtë variant. Ministria bën vetëm një raportim ditor të rasteve të Covid, por në të nuk raportohet nëse ka të infektuar nga Omicron, duke qenë se ky është varianti më shqetësues i Covid deri më tani.

Në vend mund të ketë mijëra qytetarë të infektuar me këtë variant por nga organet kompetente nuk është marrë asnjë vendim për këto raste të padeklaruara. Të gjitha shtetet në botë kanë ashpërsuar masat anti-Covid për shkak të Omicron, ndërkohë që këtu te në jo që nuk është marrë asnjë masë, por nuk respektohen edhe ato që janë në fuqi.

Po ashtu edhe për Vitin e Ri në vend nuk është marrë asnjë masë për emigrantët që kthehen në vend. Duke qenë se infektimet ditore në vend janë rritur me rreth 50%, qeveria sërish nuk e pa të arsyeshme që të merrte masa për testimin dhe karantinimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu