Arrestohen tre shqiptarë në Britani. Si i zbuloi policia?

0

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe dhe rrezikojnë të depërtohen për në Shqipëri.

Sipas mediave lokale, policia ndaloi një “Benz” në Reading pasi rezultonte i pa regjistruar.

Policia i bëri shoferit një test të shpejtë droge dhe rezultoi pozitiv për kokainë.

Pas procedurave hetuese, dy prej shqiptarëve pranuan se kishin mbërritur në Britaninë e Madhe në pjesën e pasme të një kamioni.

Ndërkohë shoferi nuk kishte as patentë dhe as siguracion të makinë.

Tashmë tre shqiptarët pritet të përballen me një gjyq për t’i deportuar në Shqipëri.