Gjeniu dhe pamaturia bashkohen në mënyrë të përsosur te danezi Nicklas Bendtner, një sulmues i aftë për të shënuar shumë gola, por edhe për t’u arrestuar për rrahjen e një taksisti, ose për t’u gjobitur për shfaqjen e të brendshmeve, pas një goli në kampionatin europian.
Prandaj nuk është për t’u habitur që autobiografia e tij, e titulluar “Të dyja anët” është pikërisht pasqyrim i kësaj natyre të dyfishtë. Dhe e cila, siç raportohet nga “DailyMail”, përmban të paktën histori të veçanta, si ajo në të cilën ai tërboi një legjendë të “Topçinjve” gjatë një dite stërvitore.
Bendtner në fakt tregon një përplasje ‘kokë më kokë’ me Thiery Henryn. “Ishte viti 2005, unë isha 17 vjeç. Ne bëmë një stërvitje me rregulla mjaft të veçanta. Luanim 11 kundër 11, por më së shumti mund të bënim dy prekje të topit. Një një cast, Henry bën tre dhe unë bërtas ‘është tre’! Pat Rice, asistenti Wengerit, na thotë “për hir të Zotit, vazhdoni të luani.”
Mirëpo Henri më dëgjoi dhe ma bëri me shenjë që ta mbyllja gojën. Unë e preka topin tri herë dhe ata ndalën lojën për faull. Unë ankohem, Herny më shan dhe më bërtet që ta mbyll. Ishte një këshillë e mirë, por në atë moment unë nuk e pranoj dhe them se është ai që duhet të heshtë. Ai vrapon drejt meje dhe fillojmë të grindemi. Vijnë shpejt Campbell dhe Ashley Cole dhe unë qetësohem. Pastaj fola me Henrin vetëm, më tha se isha një talent i madh, por duhet të mësoja respektin dhe përulësinë. Dhe të dëgjoja kur të rriturit flasin”.
Gjithçka përfundon mirë, të paktën me Henrin. Më keq është me Adebayor, me të cilin danezi nuk ka shkuar kurrë mirë. Dhe gjatë një gjysmëfinaleje të kupës së ligës, të dy përfundojnë duke luftuar. “Në një goditje nga këndi u grindëm, thotë se e kam goditur unë, por nuk më kujtohet. Ajo që mbaj mend është se më ka goditur me kokën prapa, nuk e di nëse e ka bërë me qëllim, por mua më ka goditur në hundë dhe kam nxjerrë shumë gjak. Nuk e duroja dot. ‘Nicklas’, ‘Nicklas’, thoshte gjithmonë, sikur po fliste me një fëmijë të vogël. Dhe kjo më çmendi”…