DJ Dagz i eleminuari i dytë që u largua nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’, pas një loje zinxhir të zhvilluar mes banorëve. Dalja e tij e trishtoi shumë moderatoren Einxhel Shkira, e cila u shpreh e zhgënjyer nga aktori Donald Veshaj pasi ky i fundit shëtoi balerinin Tan Brama dhe rrezikoi Dagzin. Moderatorja e ka diskutuar këtë gjë me Beatrixin ku i tha se Donaldin nuk do e falë kurrë.
Einxhel: Sa keq më vjen që nuk më erdhi keq për Tanin dhe mua që herën e kaluar, ose Dagzit. Vetëm për faktin që Dagzi shpëtoi Trixën herën e kaluar, Donaldi nuk duhet ta bënte kurrë këtë gjë. Po nuk e ka bërë padashje. Këtë nuk do ia fal kurrë, bashkë me shumë gjëra të tjera. Meqë e kishte merak që unë kam ndryshuar që nuk jam më e njëjta, do shikojë dhe një tjetër. Edhe me Trixën jam e mërzitur që shpëtoi Egzonën para Dagzit, dhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit. Të gjithë.
Beatrix: Mendoj që të flasim nesër kur të jesh më e qetë.
Einxhel: Në këtë pikë nuk dua të flas me asnjeri. Nuk justifikoj veprimin e askujt. Të askujt me asgjë. Të mos thuash emrin tim është një gjë, po të mos thuash emrin e atij që para një jave thoje që po doli ai do të dal dhe unë, nuk e justifikoj dot.