Stresi: Trixën e gjykoj! Donaldi djalë i mirë, Beatrix e ka bastarduar me gjestet

0

Reperi Stresi, e quan të pavend veprimin e bërë nga ana e Beatrix Ramosajt për të nisur lidhje me aktorin Donald Veshajn. I ftuar në emisionin “Stay Tuned”, reperi ka folur për shumë gjëra, përfshirë edhe spektaklin Big Brother VIP, duke thënë se nuk do të bëhej asnjëherë pjesë e një formati të tillë. Donaldin nuk e gjykon ndërsa të vetmen që reperi gjykon është Beatrix, që sipas tij e ka bastarduar situatën.

Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni që ndodhë shpesh. Nuk ka pas të drejtë në atë mënyrë Ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykojë, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh Stresi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu