Të eliminuarit e fundit nga “Big Brother VIP” ishin sot të ftuar në “Fan Club”, por jo këngëtarja Beatrix Ramosaj. Kjo sepse ajo është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht.
Këtë e bëri të ditur moderatorja Dojna Mema, e cila ditën e djeshme kishte komunikuar me Beatrixën. “Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati”, tha Dojna.
Kujtojmë se këngëtarja është sulmuar shumë në rrjet për lidhjen e saj me Donald Veshajn dhe kur ka dalë jashtë është përballur me të gjitha.