Në 24 orët e fundit identifikohen mbi 19 mijë raste të reja me COVID dhe 111 viktima në Greqi

0

Greqia ka regjistruar 19, 075 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 111 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1, 812, 384 raste, prej të cilëve 49,8% janë meshkuj.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 22, 784 viktima, ku 95 % kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin moshës 70 vjeç.

Numri i pacientëve në intubim ka arritur në 655 pacientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu