E pazakontë në autostradë! Shoferi i borëpastrueses e teproi me shpejtësinë, ‘mori para’ 40 makina dhe lëndoi 12 njerëz

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një borëpastruese teksa pastronte rrugët ka dëmtuar 40 makina dhe ka lënduar 12 persona.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shoferi i borëpastrueses  në Ohio të SHBA,   teproi me shpejtësinë e mjetit, duke hedhur kështu me vrull borën në drejtimin e kundërt, nga ku po vinin makina.

Kjo pakujdesi e shoferit të borëpastruese ka shkaktuar kaos në autostradë, duke bërë të pa mundur shikueshmërinë në rrugë, me shoferët e makinave që humbën kontrollin.

Mësohet se nga rrëmuja që u shkaktuar, 40 makina kanë pësuar dëmtime, ndërsa 12 persona janë lënduar.

Dëmtimet e automjeteve variojnë nga thyerja e xhamit të përparmë, deri tek deformimet e shumta nga përplasjet mes tyre, si pasojë e shikueshmërisë së kufizuar nga  masat e borës që binin mbi to.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu