Shërbimi i Policisë Metropolitane po heton një sërë ngjarjesh në Downing Street dhe Whitehall, rezidencën dhe institucionet e qeverisë britanike për shkelje të mundshme të kufizimeve të Covid.
Komisionerja Cressida Dick thotë se masa vjen pas informacionit nga ekipi hetimor i Zyrës së Kabinetit të dhe vlerësimit të oficerëve të saj. Boris Johnson u vu në shenjëstrën e mediave britanike pasti organizoi një party, festë, në kundërshtim me rregullat e izolimit.
Por zëdhënësi i kryeministrit konfirmoi se pjesë të hetimit tani nuk do të publikohen deri pas përfundimit të plotë të policisë, megjithëse pjesë të tjera mund të bëhen ende publike.
Zonja Cressida nuk do të thoshte se cilat palë po hetoheshin nga policia, dhe ndërkohë që shkeljet e rregulloreve mund të rezultojnë në njoftime fikse të penalitetit, hetimi i policisë nuk do të thoshte se sanksionet do të lëshoheshin “në çdo rast dhe për çdo person të përfshirë”.
Kryeministri Boris Johnson reagoi nga Parlamenti dhe tha se e “mirëpret” vendimin e policisë për të kryer një hetim, duke thënë se ai “do të ndihmojë për t’i dhënë publikut qartësinë që i nevojitet dhe do të vendosë një vijë çështjet”.
Ai shton se ai dhe qeveria janë të fokusuar që të merren me “prioritetet e popullit”.