Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare var këpucët në gozhdë

0

Ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, Besart Berisha, ka njoftuar se e ka mbyllur me futbollin profesionist. Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti në një postim të tijin në Instagram.

Sulmuesi 36-vjeçar ka shkëlqyer me shumë skuadra ndërkombëtare, që nga Hamburgu në Gjermani e deri te Australia e largët. Berisha e mbylli karrierën në Prishtinë, qytetin ku ai ka lindur.

Gjithashtu sulmuesi ka luajtur për kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, në një total prej 14 ndeshjesh me të dyja kombëtaret, ku ka shënuar dhe një gol.