E paralajmëroi Manja! Shkarkohet përgjegjësja e sektorit të sportelit të Kadastrës

0

Shkarkohet përgjegjësja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, qytetarët mbesin pa shërbime.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është shkarkuar përgjegjësja e sektorit të sportel-kadastrës Albana Gjoni e cila kishte dhe të drejtën e nënshkrimit të çdo dokumenti dhe akti administrativ të këtij sektori, si dhe të nënshkrimit elektronik.

Në mungesë dhe të drejtorit të Kadastrës R.Xhaja, gjatë dy ditëve të fundit, qytetarët sot nuk kanë mundur të marrin shërbime të ndryshme, si regjistrim të lejeve të legalizimit, kontratave të shitjes etj., apo dhe vetëm informacion, kthim përgjigje nga Kadastra e Durrësit.

Kjo kadastër është gjetur me shkelje të mëdha dhe ministri Ulsi Manja ka kërkuar masa disiplinore për personelin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu