Goditet për shkak të detyrës një punonjësi i një firme private me detyrë manovratori i Skrepit.
Punëtori me mjetin e tij ishte duke pastruar kanalet e ujërave kulluese në aksin nacional Tepelenë – Gjirokastër në vendin e quajtur “Humelicë”.
Shoqërohet nga policia për veprime të mëtejshme autori i dyshuar, ky i fundit pretendonte se po punohej në pronën e tij. Autori e ka goditur me shkop në kokë punonjësin Omer Nishani dhe për pasojë ai ka marrë plage dhe është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.