‘Kemi parlament teatër’/ Kryemadhi për PD: Me 25 prill kishim në krah një armik

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzoi ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha për atë që ndodhi më 25 prill. Gjatë prezantimit të iniciativës Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, Kryemadhi tha se kishin krijuar një partneritet me një armik në krah. Sipas saj, dy persona po mbajnë sot peng Shqipërinë, duke iu referuar Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Raama, teksa shtoi se sot parlamenti certifikon marrëveshjet mes tyre.

Pjesë nga DEKLARATA e Kryemadhit

Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë.

Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare. Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu