Moderatorja Xhemi Shehu ka treguar eksperiencën e saj jo shumë të këndshme në prezantimin e një prej programeve të Top Channel. E ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, Shehu shprehet se është penduar dhe nuk do të donte ta moderonte përsëri “The Voice Kids”.
“Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”
Ndër të tjera Shehu zgjedh “Portokalli-në” si programin më të mirë, gjithashtu shprehet se: “Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”.
Si emisionin e dytë më të mirë pas Portokalli ajo përmend “E Diell” ku ka prezantuar përkrah Ledion Liços, Arbana Osmanit dhe Adi Krastës.





