Kejdi Mehmetaj bëhet nënë për herë të parë, Kryemadhi i zbulon ‘sekretet’, emrin dhe gjininë e bebit

0

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Lura.

Lajmin e ëmbël për familjen e Kejdit, e jep kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila shkruan se Lura e ka marrë emrin nga origjina e babait të saj.

“Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë diamantin e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj në rrjetet sociale.