Udhëtimi në Maldive!Fjolla dhe Fisniku ‘mashtruan’ agjensinë,kanë borxh 23 mijë euro

0

Udhëtimi i Fjolla Morinë dhe Fisnik Sylës drejt Maldiveve është kryer me anë të mashtrimit. Klan Kosova shkruan se ata kanë paguar kompanisë së udhëtimit AS Travel, me çek të falsifikuar.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Fisnik Syla i dërgoi kompanisë transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar. Më tej, thuhet se Syla i ka shkruar agjentit të kompanisë një mesazh duke iu betuar se do t’ua kthente borxhin.

Edhe pse kanë kaluar 9 muaj që nga ky udhëtim, në të cilin Fjolla dhe Fisniku u martuan, ende nuk është paguar tarifa.