Në dukje një vepër e zakonshme, portreti i rrallë i princeshë Dianës shitet për shumën marramendëse

0

Një portret i rrallë i Dianës, Princeshës së Uellsit është shtiur në ankand me një vlerë prej 200,000 dollarë, ditën e enjte, duke arritur kështu dhjetëfishin e vlerësimit më të lartë, sipas shtëpisë së ankandit të Sotheby’s.

Piktura nga artisti i ndjerë amerikan Nelson Shanks përshkruan një Diana të zhytur në mendime e cila vështron nga ana e saj e djathë. Vepra pritej që të shitej për rreth 15,000 deri në 20,000 dollarë, por shkoi shumë më lart se çmimi i vlerësuar për 201,600 dollarë, tha Sotheby’s.

Ai portret fillimisht ishte varur në Pallatin Kensington, por tani varet në shtëpinë e saj në Althorp në Northamptonshire, tha Sotheby’s.

Portreti i fundit, i cili përshkruan Dianën të menduar, “pasqyron ngarkesën emocionale të jetës publike të Dianës në mesin e viteve 1990, por edhe elasticitetin e saj të brendshëm“, shkruante Sotheby’s.

Kushtet e divorcit të Dianës nga Princi Charles u finalizuan në vitin 1996 pas vitesh trazirash . Ajo vdiq nga plagët e marra në një aksident automobilistik në gusht 1997 , një tragjedi që tronditi botën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu