Tragjike! Pak javë pas vdekjes së poetit, ndërron jetë edhe djali i tij

0

Tragjedia rëndohet në familjen Duka. Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të poetit Arben Duka, është shuar edhe dali i tij, Denis Duka. Mësohet se i biri i poetit të njohur, vetëm 35 vjeç, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij.

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.

Poeti Arben Duka ndërroi jetë më 14 dhjetor në moshën 64-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë ndaj nuk mundi që të mbijetonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu