Mahmood & Blanco janë fituesit e festivalit “Sanremo 2022” me këngën “Broglie”, e kështu do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion. Festival që edhe ky do të zhvillohet në Itali, në Torino pas fitores së Maneskin në garën e Suedisë. Ndërsa vendin e dytë e mori Elisa, e Gianni Morandi siguroi të tretën me këngën e tij “Open all doors”.
Menjëherë pas marrjes së çmimit të parë, Blanco zbriti nga salla duke shkuar drejt të ëmës: Duhet të përshëndes mamin tim!, ndërsa nuk i kurseu përqafimet dhe puthjet ndaj saj.
Ndërkohë që për 29-vjeçarin me origjinë nga Egjipti. Mahmood, kjo është fitorja e dytë pas “Soldit” në vitin 2019, duke u bërë personi i parë në histori që er fiton festivalin dy herë. Dueti me Blancon, vetëm 19 vjeç, duket se është pritur mirë pasi kënga “Broglie” është në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të Spotify.