LAJMI I FUNDIT/ Rrëmbyen dhe dhunuan dy persona, arrestohen tre autorët

0

LAJMI I FUNDIT/ Rrëmbyen dhe dhunuan dy persona, arrestohen tre autorët. Policia: 3 autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrëmbyen dy persona në lagjen ‘Uznovë’

NJOFTIMI I PLOTË:

I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.