Fansat nisin me aludimet se si quhet djali i Kylie Jenner dhe Travis Scott

0

Kylie Jenner dhe Travis Scott ende nuk e kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të porsalindur, por kjo nuk i ka penguar fansat të nisin me teoritë si gjithmonë.

Disa përdorues të Instagramit me sy shqiponjë vunë re se familja dhe miqtë e Jenner komentonin emoji-n e engjëllit të vogël në foton e publikuar nga Kylie, duke i bërë ata të mendojnë se bebushi quhet Angel.

“Angel Pie” shkroi Kris Jenner, ndërsa Kim Kardashian komentoi një zemër blu dhe një emoji engjëlli. “Engjell baby”, shkroi shoqja e Kylie-t, Stassie Karanikolaou. “Mezi pres të takoj engjëllin e vogël”, lexohet në komentin e grimierit të Jenner, Ariel Tejada.

Fansat vunë re gjithashtu se baby shower-i i Kylie-t kishte ngjyra ari dhe të bardhë, ndoshta duke iu referuar ngjyrave “engjëllore”. Gjatë festës, pati edhe punime me qëndisje, ku në njërën prej tyre shkruhej “Angel Baby”.

Fansat nisin me aludimet se si quhet djali i Kylie Jenner dhe Travis Scott

Megjithatë, jo të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë të bindur se Kylie do ta bënte kaq të qartë emrin. Disa kanë spekuluar se ajo dhe Travis Scott, kanë zgjedhur emrin Rainbow sepse vajza e tyre 4-vjeçare quhet Stormi dhe një shprehje thotë se pas stuhisë (Stormi) vjen ylberi (Rainbow).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu