“Nga Prrenjasi jam unë?” Ish-kryebashkiakja-Monikës: Ha bukë qyl e shëllehesh në BBV

0

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira ka shpërthyer keq ndaj aktores Monika Lubonja e cila u shpreh me tonalitete fyese për këtë zonë teksa bisedonte në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Në një postim në Facebook, Rira shkruan se Lubonja është një prapanike që ende vlerëson njerëzit për nga zona se nga janë me origjinë dhe jo për vlerat që ata mbartin. Ish-kryebashkiakj nuk ka lënë pa përmendur as faktin që aktorja ka qenë këshilltare e Bashkisë Tiranë e është paguar me taksat e qytetarëve, ndërsa për gratë e vajzat e Prrenjasit shkruan se luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës.

POSTIMI I ISH-KRYEBASHKIAKES

Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! . Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?! Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty! Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës. Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur! Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!

 

Aktorja Monika Lubonja, në një debat në BBV tha se nuk ishte nga Përrenjasi, duke përdorur një tonalitet fyes për zonën. “E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”– tha ajo. Kjo frazë e Lubonjës ka bërë që banorja e BBV të kryqëzohet në rrjet nga komentuesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu