Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur Abu Dhabin. Shpërthimet janë dëgjuar në qytetin e mbushur me njerëz, e njësi të shumta të policisë dhe ekipe të shpëtimit janë parë në qendër të qytetit. Shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur nga një qendër tregtare ndërsa tjetri ka ndodhur pranë një hoteli.
Qytetarët e panikosur janë shpërndarë në rrugë duke menduar se e gjithë ngjarja ishte një sulm me raketë apo dron kamikaz.





