Armando Broja nuk di të ndalet. Fillimisht u mendua se sulmuesi nuk do të ishte në sfidën me Tottenham për shkak të një dëmtimi në gju, por lojtari suprizoi në minutat e fundit duke qenë në formacion.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të 6 në Premier League, teksa ka treguar një nuhatje perfekte në zonë. Vetëm pak minuta pasi Tottenham kaloi në avantazh, prekja e Brojës në zonën kundërshtare e dërgoi topin në rrjetë.