LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha njofton takim me demokratët në këtë qytet

0

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim me demokratët e qytetit të Vorës ditën e nesërme në orën 17:00 .

Takimi vjen në kuadër të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të cilat do të mbahen edhe në bashkinë e Vorës. Berisha prezaonton ditën e nesërme, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën i cili synon të emërohet në krye të bashkisë në datën 6 mars.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Njoftim!
Nesër, ditën e enjte, më datë 10 shkurt, ora 17:00, në Sallën e Hotel Continental prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Vorës, Z. Lulzim Vrana. Ftoj të gjithë banorët e Vorës të marrin pjesë! sb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu