Zgjatja e afateve të Vettingut është votuar me 118 vota pro dhe 0 kundër. Ndërsa 4 deputetë kanë abstenuar gjatë votimit të sotëm në Kuvend.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Ambasada Amerikanë në Tiranë e cila në njoftimin e saj bën me dije se ky është një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.