Roxhers Demirazi ka shfaqur pendesë për ngjarjen e ndodhur në Greqi duke u ofruar që të tregojë më shumë se çfarë kishte ndodhur. Shqiptari, i dyshuari si i përfshirë në vrasjen e tifozit grek Alkis Kambanos në Selanik, iu dorëzua autoriteteve policore greke, pasi dje u vetëdorëzua në Policinë e Korçës. Ditën e djeshme, vetë Demirazi dha një intervistë për mediat greke në të cilat u shprh se ishte i gatshëm që të ndihmonte e se po kalon një aventurë të madhe.
Për “ALPHA”, me zë të dridhur ai tha: ‘Babai do të ikte me gjyshen dhe u thashë të largohesha edhe unë. Askush nuk më ndihmoi të ikja. Vendimin e kam marrë vetë. Ajo që po jetoj është një aventurë e madhe për jetën time dhe jam shumë i frikësuar. Për tani nuk kam frikë nga asgjë. Të tjerat do t’ia them hetuesit”, tha 20- vjeçari.
Avokati i tij më herët kishte konfirmuar për Kathimerini transferimin.
Ai u dorëzua në stacionin kufitar të Krystallopigisë, ku u prit nga policia greke, i shoqëruar nga inspektori i përgjithshëm i policisë greke të Greqisë, gjenerallejtënant Konstantinos Skoumas. 20-vjeçari që kishte kaluar me babanë dhe gjyshen e tij nga Krystalopigi për në Shqipëri, pas vrasjes dhe ndërkohë që një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte në fuqi u dorëzua vetë në Policinë e Koricës.
Tre nga disa të të dyshuar u lanë në paraburgim. Tashmë i riu shqiptar pritet të transferohet në Gjykatat e Selanikut, ku prokurori do të ratifikojë urdhrin e arrestit ndaj tij dhe më pas do të dalë para hetuesve. Në kërkim është edhe një person tjetër, i quajtur si ‘BIG’, duke mos u identifikuar se kush është.