Nuk kursejnë as median, rebelët arrestojnë 2 gazetarë të OKB-së

0

Dy gazetarë të OKB-së janë arrestuar në Kabul së bashku me disa punonjës afganë, sipas një deklaratë Zyra e Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Dy gazetarë që punojnë për UNHCR-në dhe shtetas afganë që punojnë me ta janë arrestuar në Kabul”, tha agjencia e OKB-së në një postim në Twitter. “Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur situatën në bashkëpunim me të tjerët”, duke theksuar se nuk mund të japë detaje të tjera për rastin.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë së Talibanëve tha se nuk kishte informacion për këtë çështje.

“Nuk kemi asnjë informacion në lidhje më këtë çështje, kur dhe si janë zhdukur, ende nuk kemi asnjë informacion,” tha zëdhënësi i NDS, Khalil Hamraz, duke shtuar se zyra e tij ishte në kontakt me ministrinë e brendshme për këtë çështje.

Që nga marrja e pushtetit në Afganistan, talebanët kanë arrestuar dhjetra disidentë dhe kanë shpërndarë me forcë protestat kundër regjimit. Shumë gazetarë afganë janë dhunuar ndërsa mbulonin protestat, raporton abcnews.al

Talibanët pretendojnë se kanë ndryshuar shumë nga regjimi i tyre i mëparshëm (1996-2001), kur ata shkelën të drejtat e njeriut, veçanërisht të grave. Por ato tashmë kanë kufizuar liritë e grave, duke vendosur kufizime në lëvizjen dhe të drejtën e tyre për punë dhe për tu arsimuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu