Balerini Stefano De Martino ka folur rreth thashethemeve për një ribashkim të dytë me ish-bashkëshorten e tij Belen Rodriguez.
Për revistën “Gente” në Itali ai ka konfirmuar se ajo shkon dhe ikën nga shtëpia e tij, por vetëm për djalin e tyre 8-vjeçar Santiago.
I pyetur për vizitat e shpeshta me Belen, e cila është rikthyer beqare, Stefano shpjegon: “Ne jemi dy prindër, kemi një lidhje që shkon përtej martesës dhe së bashku kemi kaluar mijëra gjëra në jetë. E kundërta do të ishte e çuditshme, domethënë të shihje dy njerëz që kanë një fëmijë dhe nuk takohen më. E pranoj që për një kohë të gjatë dhe për një mijë arsye nuk na kanë parë kurrë bashkë, por te një nënë dhe një baba që ndoshta e kalojnë të dielën së bashku me fëmijën e tyre nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme”.
De Martino justifikon edhe daljet natën me Belen, kur u befasuan nga paparacët vetëm poshtë banesës së tij. Santiago nuk është fotografuar kurrë me ta. Megjithatë, fytyra e dikurshme e “Amici” hedh ujë në zjarr dhe thotë: “Unë shkoj e kthehem nga shtëpia e saj dhe ajo nga shtëpia ime, si të gjithë të divorcuarit në Itali”.
Stefano dhe Belen u panë gjithashtu në hotel pa djalin e tyre në krah. Megjithatë Stefano De Martino, i cili kohët e fundit është afruar edhe me familjarët e Belen shton: “Është gjëja themelore. Jeta ime sillet rreth saj. Jeta ime është puna, familja, djali im, nëna e djalit tim, të dish që të gjithë janë mirë.
Napolitani e mohon rikthimin me Belen: “Nuk ka, përndryshe nuk do ta kisha problem ta pranoja”.