Shpërthen në flakë një makinë në ecje në aksin Tiranë-Elbasan

0

– Një makinë ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndidhru në afërsi të Lundrës.

Sipas policisë shkaku i rënies së zjarrit në makinë është një defekt në motor, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Panorama.al, shohet makina e cila është e ndaluar pasi shpërthey në flakë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu