Telefonata mes Presidentit Joe Biden me homologut rus Vladimir Putin ka nisur. CNN shkruan se kjo telefonatë vjen pas një jave përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit ukrainas.
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur disa forca amerikane nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.