Vrasja e Alkit në Greqi! Merr fund kërkimi, arrestohet bashkëpunëtori i 12-të

0

I dyshuari i fundit për pjesmarrje në vrasjen e Alkis Kampanos në Greqi është arrestuar. Mediat greke raportojnë se sot është vënë në pranga dhe i dyshuari i fundit, i 12-ti në listë, për sulmin e ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut.

Bëhet fjalë për një të ri grek, 22-vjeç i lindur në Selanik që natën e sulmit ishte drejtuesi i automjetit Volsvagen Polo ku po udhëtonin disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim. Ky i fundit mohon të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë. Sot përfundon marrja në pyetje për 11 të arrestuarit e deritanishëm. Hetuesit do të përpiqen të zbërthejnë 20-vjeçarin shqiptar Rogers Demirazi i cili u vetëdorëzua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu