Vendimi i GJK për Metën, Vasili: Shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin

0

Vasili: Ky vendim ishte shuplaka më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance që shpërdoroi parlamentin, themelin e Republikës. Për hesape të inceneratorëve. Meqë presidenti ishte pengesë, shkelën me këmbë parlamentin. Sot është një ditë e rëndësishme. Ka qenë procesi më qesharak si nga pikpamja juridike dhe procedurat. E ktheu parlamentin në një landfill procedurash.

Do të tërhiqni deklaratat që keni bërë?

Vasili: Ska pasur asnjë deklaratë ndaj GJK. Un kam pasur qëndrime për një problem me mosdhenien e opinionit në lidhje me zgjedhjet.

Po funksionon drejtësia?

Vasili: Shumë e veshtirë për të qenë entuziast se vargu i madh i cështjeve qe nga inceneratoret dhe si u maniupuluan dokumenetet. Më vjen keq që SPAK nuk ngrihet në nivelin e institucioneve të mëparshme.