Rinovimi i Mbappe-s me PSG kthehet në problem qeveritar, Macron kërkon të bind lojtarin

0

Ai ishte protagonisti i madh i dy ditëve të Champions League. Ai e zgjidhi ndeshjen e madhe të “Parc de Prince” në fund të një paraqitjeje të mahnitshme. Ai la në hije idhullin e dikurshëm të futbollit botëror duke lëshuar shtypin francez kundër Messit dhe, mbi të gjitha, shkatërroi ekipin e tij të ardhshëm.

Po, sepse pavarësisht disa thashethemeve se negociatat janë anuluar, shanset që Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid mbeten shumë të larta, pavarësisht se në Paris kanë njëfarë shprese që lojtari të zgjasë kontratën që i përfundon në muajin qershor.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka kërkuar sulmuesit të PSG-së Kylian Mbappé që të rinovojë kontratën me klubin. Madje flitet se edhe Nicolas Sarkozy ka negociuar për këtë çështje. Sigurisht që pas këtyre lëvizjeve qëndron fuqia dhe influenca e Katarit në Paris