REPLIKAT:
Mesila Doda: Sulmojini për punën që bëjnë po jo për gjininë, se zoti na ka sjellë në këtë sallë që të shikojmë punën e njëri tjetrit, Unë dënoj punën e kolegut tim, nuk besoj se ka qënë ai qëllimi im, unë ftoj ministret që të dënojnë Ramën se ai ka nxjerr fotot tona dhe na ka etiketuar.
Xhaferaj: Më ka bërë deputetin unik të opozitës, pavarësisht se cfarë mendoj jam drejtuar me i nderuar dhe e nderuar, poziiconi i ministrit është fundi i karrierës së një ministri, duhet të bëjë bashkë moshën. Fakti që minsitrja mori flamurin i ka rrënjën 1 javë më parë për Portin, si gjithmonë me fakte.
Balluku: Jo të prezumoni se mosha i bën të pandenjë të bëni detyrën, kalon të gjitha limitet e etikës. ju po përmendni fakte të tjera. Sot duhet ti përgjigjeni kërkesës së kolegeve dhe të kërkoni faljen.
Manastirliu: U bë e ditur se dëgjojmë se grave, vajzave, i etiketohen lloj lloj epitetesh, se në fakt ju që na shihni këtu, ju dukemi se nuk kemi ndjesi nuk fyhemi e nuk ofenohemi. Ndihemi të fyera, duhet të kemi respekt më shumë për njëri-tjetrin. Kur fyen duhet të kërkosh falje. Duhen fuqizuar gratë por ofendohen dhe cënohen gratë. Presim falje nga Xhaferri për atë epitet që i bëri zonjave në sallë.
Xhixho: Ne vijmë këtu që të japim një model, e dënoj sjelljen e tij. Gjuhë seksiste.
Nikolla-Xhaferajt: Reflekto pak, merr pak kohë.
Pampuri: Ju kërkoni një sjellje që ju vetë nuk arrini ta zbatoni, ne jemi ndjerë keq.





