Gazetarja dhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj ka surpizuar të gjithë për festën e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjatë një interviste me emisionin “Shqipëria Live”, teksa po fliste në dhomë hyn dhe bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë moment në lidhje LIVE me të gjithë ndjekësit, Haradinaj e shfrytëzoi rastin të uroj shqiptarëve këtë ditë të veçantë.
PJESË NGA BISEDA:
Anita Muçaj: Më falni por meqë ky djali erdhi, unë do e fus në emision pa iu marrë leje.
Ramush Haradinaj: Gëzuar, gëzofshim bashkë. Jam i gëzuar, e di që pas kësaj ditë ka shumë dhimbje e vuajtje. Kosova është arritja e kombit.





