Prezantuesi Ledion Liço ka vendosur që të suprizojë Lori Hoxhën dhe Arbana Osmanin për këtë sezon të Big Brother Vip. Me anë të dy buqetave më lule, Liço uron Hoxhën dhe Osmanin për punën e tyre në realizimin e BBV. Së bashku me lulet, Liço ka shkruar edhe nga një letër për Producenten dhe Prezantuesen e emisionit.
“Për ca kohë e kisha humbur besimin tek televizioni, por ti e riktheve plotësisht! Të uroj pak fat sot, ti nuk ke nevojë për shumë sepse tashmë (Big Brother) është bërë “Albanian superbowl”. Puthje, përqafime”, i ka shkruar Ledioni Lorit.

“Pana urime për këtë sezon fantastik dhe paç fat sonte! Përqafime” shkruan Liço.

Nga ana tjetër, Arbana ka marrë edhe një mesazh urimi nga shoqja e saj prezantuesja Xhemi Shehu.
“Mirëmëngjes Panda ime që më bëre të shoh tv mbas shumë vitesh, as veten time nuk shihja. Suksese 100 herë sonte shpirti! Të kam zemrën time gjithmonë”, ka shkrua Xhemi.
