Balerini Ilir Shaqiri u shpall fitues i ‘Big Brother VIP’ mrëmjen e djeshme por përveç çmimit ai duket se ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së BBV. Pas Spektalit këngëtari Sabian Medini sëbashku me Ilirin janë shfaqyr në rrjetet sociale duke festuar fitoren
Biseda mes tyre
Sabiani: 100 mijë euroshi im.
Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!
Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë
Iliri: Ju duam shumë
Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.
Në video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.
Ndërkohë që nuk mungon batuta mes Ilirit dhe Sabianit, ky i fundit thotë se: ‘Ja çfarë hanë fitimtarët’.
Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”