Kryedemokrati Lulzim Basha nisi fjalimin e tij në Shkodër me një selfie. Pas kësaj ai pranoi se PD i ka një borxh qytetit të Shkodrës, borxh të cilin ende nuk ia ka shlyer. Basha tha se shkodranët nuk i gënjen dot asnjë pushtet, as Enver Hoxha. Ai vijoi me thirrjet se Shkodrës i nevojitet një udhëheqës si Xhemal Bushati.
“Megjithëse PD ka një borxh të madh ndaj Shkodrës. ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës, për aq sa ajo i ka dhënë, por jam i bindur se Shkodra do votojë PD. Shkodranët që s’i gënjeu dot as Enver Hoxha, si gënjen dot asnjë pushtet. Xhemal Bushati është kandidati i duhur, me një fytyrë të pastër. Ka vetëm një rrugë që Shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Ramës, të incenreratorëve, që shkatërron ekonominë dhe vret shpresën. Ka vetëm një zgjedhje, vota për Xhemal Bushatin. A doni një Shkodër të kontrolluar nga Rama dhe Tom Doshi? A doni një kryebashkiak që ka si model Ramën dhe Tom doshin? S’ju dëgjoj (jo thonë në kor demokratët) Atëherë votoni PD. Shkodra është dashni. Shkodrës i duhet një kryebashkiak që ka dashni për këtë qytet dhe ka forcë për të luftuar për qytetarët.”,- tha Basha.