Mos vallë nisën përplasjet! Romeo dhe Donaldi heqin dorë nga emisioni në Top Channel?

0

Binjakët Veshaj duket se kanë ndërruar planet. Një natë pasi fitues i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri, Romeo Veshaj ka fshirë nga profili i tij në Instagram videon e emisionit që do të prezantonte me binjakun e tij, “Më lër të flas”.

Ky emision iu premtua Donald Veshajt gjatë kohës që ai ndodhej brenda “Big Brother VIP”, suprizë që i emocionoi të dy vëllezërit. Të kenë hequr dorë? Apo pas fshirjes së promos ka diçka tjetër?

Një video e publikuar nga Prive.al tregonte Romeo Veshajn e tensionuar pikërisht pasi u shpall fitues balerini Ilir Shaqiri. Gjithsesi asnjë nga të dy vëllezërit nuk ka reaguar në lidhje me këto zhvillime të njëpasnjëshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu