S’njeh vendimin e GJK? Spiropali: E respektoj, por Meta shkeli Kushtetutën me të dy këmbët

0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, në emisionin ‘Kjo Javë” në News24, u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Kuvendin, duke mos shkarkuar presidentin e Republikës Ilir Meta. Spiropali theksoi se mazhoranca e ka bërë të qartë mendimin e saj për presidentin Meta qoftë me fjalë, por edhe me vota. Më tej Spiropali shtoi se presidenti e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët.

“Se çmendojmë për Metën e kemi shprehur me fjalë dhe votë dhe i qëndrojmë votës tonë. Kuvendi e ka shkarkuar Metën, kemi një vendin të Gjykatës Kushtetuese dhe në nuk gjykojmë mbi gjykimet e gjykatave. Ne respektojmë vendimin e GjK por kemi të drejtën e mendimit dhe gjykimit tonë. Ne gjykimin e kemi dhënë me votë, për ne e ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën. Ne ëndërrojmë të kemi në kryer një president që mund të komunikohet që nuk nxit urrejtje dhe nuk ka sfurqe e mjete të tjera,”- tha ajo.

Si do ta shihni tani Ilir Metën?

Spiropali: Mendoj se forca e tij është dobësia e tij, e cila do të shpërfaqet dukshëm kur Meta të dalë përpara qytetarë dhe të kuptojë se çfarë zhgënjimi i madh ka qenë për këtë vend. Do ta shikojë kur të dalë nga shtëpia e lirisë të mos jetë shtëpi , por një kasolle.

Në muajin prill do të nisë procedura për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm është e gatshme mazhoranca për bashkëpunim me opozitën për emër të ri?

Spiropali: Ka ardhur koha të konsultohemi, jemi të gatshëm t’i pyesim të gjithë. Madje edhe përmes një Këshillimi Kombëtar. Është bërë e vështirë të konsultohesh me opozitën , por me qytetarët dhe këdo që ka opinion për këtë çështje patjetër…Por Kushtetuta përcakton disa kritere dhe patjetër që do t’i respektojmë.

Marrë nga BW


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu