Sot u shembën banesat te ‘5 Maji’. 12 familje mbetën në qiell të hapur dhe kjo video e tregon më së miri reagimin e kryefamiljarit kur shikon rrënojat që kanë mbetur nga banesa e tij. Qytetari është rikthyer pas aksionit të IKMT-së, për të parë atë që mbeti pask. Ai shihet duke qarë mbi rrënojat e shtëpisë së ngritur me shumë mund.