Komisioni i Stabilizim Asocimit/ Debatët mes deputetëve të PD-së dhe PS-së mbi drejtësinë

0

Në takimin e sotëm të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit ka pasur dhe debate mes mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste. Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij ka përmendur çështjen e hartës së re gjyqësore që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ-ja. Ai tha se shkrirja e Gjykatave të Apelit në 1 të vetme e largon shërbimin nga qytetarët.

Për çështjen e reformës në drejtësi. Gjykata kushtetues ka 7 nga 9 anëtarë. Një anëtar qëndron përtej mandatit. Për 2 muaj e gjysmë 2 të tjerë u mbaron mandati. Rrezikojmë ti kthehemi përsëri tek ngërçi i para disa viteve. GJL miratoi anëtarin e 10. Harta gjyqësore është krijuar për shkak të një problemi, Gjykata e apelit dhe të shkallës së parë janë zbrazur. Si një mars emergjente është gjetur krijimi i një harte të re gjyqësore që nuk është gjë tjetër veçse koncentrimi i gjykatave të apeli. Sjell një pasojë largimin e aksesit në drejtësi të njerëzve”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që nga ana tjetër deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ-ja është në interes së sistemit gjyqësor, pasi sipas tij kjo bën që të ketë trupa më profesional.

“Është në interes jo vetëm të një zgjedhje të momentin, por edhe në interes të nevojshëm për të pasur trupa më profesionale, një trup eficient në dhënien e drejtësisë. Në këtë mënyrë i evitojmë probleme të kësaj natyre. Korniza ligjore nuk të lejon të bësh një gjë ndryshe, asistenca e BE në këtë aspekt do jetë e vëmendshme për ta përputhur këtë zgjidhje me standartet ndërkombëtare”, tha Xhafaj.

Nga ana tjetër po gjatë këtij takimi deputeti Taulant Balla është përplasur me deputetin e PD-së Alfred Rushaj. Balla në fjalën e tij ka renditur disa nga sukseset në reformën në drejtësi, ku përmendi këtu edhe arrestimin e dy-ish Ministrave Lefter Koka si dhe Saimir Tahiri.

“Sot është fakt që dy ish-ministra janë para drejtësisë, njëri me vendim, ndërsa tjetri me akuzë të ngritur nga prokuroria. Kjo tregon që kjo maxhorancë mbështetjen ndaj reformës në drejtësi e ka pasur jo vetëm bindje, por edhe fakte konkrete për rezultatet. Shqipëria vazhdon të zbatojë reformë të plotë dhe gjithëpërfshirëse në drejtësi. Gjykata kushtetues e përbëhet nga 7 anëtar, nga 8 gjithsej, ka dhënë një sërë vendimesh që nuk vihen në diskutim i pëlqen apo jo njërës palë. Sa kohë që Shqipëria i ka përmbushur detyrat e veta koha është që edhe Shqipëria të mos mbetet dëmi kolateral mes bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Balla.

Ndërkohë që Rushaj i është përgjigjur Ballës, duke thënë se këtë gjë nu duhet ta cilësoj si sukses, por të kërkojë ndjesë qytetarëve që politika i ka lënë këto gjykata jashtë funksionimit.

“Konsiderojnë si suksese bërjen funksionale gjykatën kushtetuese megjithëse edhe jo në numër jo të plotë. Bërjen jo funksionale jo larg numrit të plotë të GJL. Do iu lutesha që gjitha kolegëve që në respekt të qytetarëve mos ta përmendin si sukses të jashtëzakonshëm, por ti kërkojë ndjesë që me veprimet tona për shumë vite GJK dhe GJL nuk kanë qenë funksionale. Nuk dua të them që reforma në drejtësi nuk ka pas edhe anët e veta pozitive, vettingu ka pas anë pozitive”, u shpreh Rushaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu