Ministria e Bujqësisë njofton se ka nisur zyrtarisht aplikimi për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2022 për fermerët. Në një njoftim në rrjetet sociale, MB bën me dije se aplikimi nisi që prej orës 08:00 dhe deri më tani kanë mbërritur 30 mijë aplikime.
POSTIMI I PLOTE:
Të nderuar fermerë:
Sot prej ores 8:00, ështe hapur thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në
Bujqësi për Vitin 2022.
Ju falenderojmë për interesimin tuaj për të aplikuar on-line mbi bazën e parimit “zero
dokumente”.
Për shkak të interesimit masiv nga fermerët, rreth 30.000 aplikime njëkohësisht, referuar dhe
njoftimit në e-Albania, nga AKSHI, konfirmojmë se po punohet për përmirësimin e sistemit
elektronik, dhe aplikimet do të mund të aksesohen së shpejti.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju rikujtojmë që afati i aplikimit është:
25 shkurt deri në 25 mars 2022.
http://www.azhbr.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/Njoftim-për-E-Albania-Skema-Kombëtare-2022.pdf