Faqja e internetit e Kremlinit është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
“Sulmet janë duke vazhduar”, tha Peskov për TASS. “[Uebfaqja] shpesh ngrin”, shtoi më tej ai.
Disa faqe në internet të qeverisë ruse, duke përfshirë Kremlinin dhe Ministrinë e Mbrojtjes, janë mbyllur për të tretën ditë radhazi.
Grupi i hakerëve Anonymous ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Të premten, të njëjtat faqe ruse u bllokuan për një kohë, por Kremlini mohoi se ishte sulmuar nga Anonymous, sipas medias shtetërore.