Ribery bën aksident me makinë, pëson dëmtime në kokë

0

Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Franck Ribery ka pësuar një aksident të frikshëm në orët e para të ditës së hënë.

Sulmuesi i Salernitana, u përfshi në një aksident rrugor në Capaccio-Paestum, një qytet rreth dyzet kilometra nga Salerno.

Makina me të cilën udhëtonte është përplasur me semaforin. I dërguar në spital për analiza, sulmuesi francez pësoi një dëmtim të lehtë në kokë dhe u lirua me një prognozë për të pushuar prej shtatë ditësh

“Pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Franck Ribery, i cili nuk drejtonte makinën, pësoi një lëndim të lehtë në kokë”,– tha Salernitana në një deklaratë. “Futbollisti, – sqaron sërish klubi Campania, – do të qëndrojë në pushim si masë paraprake për disa ditë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu